“Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)është në fazën përfundimtare të rregullimit të pikës shtesë, e cila duhet të vihet në funksion për lëshimin e dokumenteve personale”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili shtoi se deri të shtunën duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet e hapësirës që të fillojnë me punë të punësuarit, ndërsa qytetarët të shërbehen”.
“Pres tashmë nga e shtuna apo e hëna, në varësi si të do jenë të gati, të mund ta vëmë në funksion objektin, me çfarë po përgatitemi të bëjmë dy ndërrime në vetë objektin dhe në një mënyre të kemi një dinamikë të mirë për qytetarët. Ashtu që, nga njëra anë, të gjitha shtëpive të të moshuarve i është dhënë mundësi të paraqiten dhe në disa prej tyre kanë përfunduar plotësisht me marrjen e të dhënave për lëshimin e dokumenteve të reja personale”, tha Spasovski.