Kasami takoi ambasadorin çek: Lëvizja BESA ka përkrahur çdo reformë në të mirë të vendit

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me koordinatorin e degës së Çairit, Astrit Iljazi, pritën në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.

Kasami siç thuhet ka njoftuar ambasadorin Ludva se Lëvizja BESA ka përkrahur çdo reformë që ka patur të bëjë me avancimin e vendit si dhe me integrimin në strukturat euro-atlantike.

“Më tej në takim është diskutuar edhe për Ndryshimet Kushtetuese, ku edhe njëherë edhë shpalosur qëndrimi i Opozitës Shqiptare për heqjen e 20% nga kushtetuta. Me ambasadorin është diskutuar edhe për funksionimin e Frontit Opozitar. Ambasadori Ludva falënderoj kontributin e subjekteve politike që punojnë fuqishëm për anëtarësimin e vendit në BE. Palët u dakorduan që takime të tilla me qëllime koordinuese të mbahen edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *