Ahmeti uron Kurtin, Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

“Me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme.

Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avancimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë.

Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *