Po afrohet afati i fillestar i dhënë nga qeveria për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që ishte thënë se procesi duhej të përfundojë deri në nëntor, ndërsa pushteti dhe opozita ende nuk përafruar qëndrimet rreth kësaj, të paktën jo në sy të opinionit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pret që amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë të miratohen dhe procesi të përfundojë me sukses.
“Detyra ime është që të jem optimist dhe të punojë që ajo të ndodhë. Sipas njohurive të mia, procesi do të përfundojë me sukses, shpresoj në kohë”, tha Bujar Osmani.
Po OBRM-PDUKM-ja nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj. Lideri i partisë, Hristijan Mickoski madje nuk ka marrë parasysh ofertat e kryeministrit për pjesëmarrje në Qeveri apo shpallje të zgjedhjeve, por pasi të miratojë ndryshimet kushtetuese. Përkundrazi, ai kërkon që zgjedhjet të shpallen menjëherë.