Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë – Sylvinho me tri ndryshime

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho do t’i bëjë disa ndryshime në formacion e Kuqezinjve ndaj Çekisë, për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Polonisë.

Kuqezinjtë luajnë sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin E, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të madhe dhe tashmë e ka të qartë idenë se si do të luajë.

Telegrafi mëson se Sylvinho do t’i mbetet besnik skemës së tij të preferuar “4-3-3”, e cila mund të transformohet në një rreshtim “4-2-3-1”.

Megjithatë, ai do t’i bëjë tri ndryshime nga ndeshja e fundit kualifikuese me Poloninë. Taulant Seferi do të rikthehet në vend të Myrto Uzunit dhe Etrit Berisha do ta zëvendësoj Thomas Strakoshën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *