Prej sot mbi 400 produkte ushqimore do të kenë rritje të tatimit të vlerës së shtuar nga 5% në 10%, .
Kjo bëhet si pasojë e vendimit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV numër 203/2023. Vendimin për rritjen e TVSH-së për 5 për qind, qeveria e mori më 28 shtator të këtij viti.
Produktet të cilat deri tani janë kategorizuar në bazë të nenit 30 të Ligjit për TVSH duke pas TVSH prej 5% prej nesër do të kategorizohet në bazë të nenit 30-a të po këtij Ligj, rrjedhimisht për këto produkte do të ketë rritje të TVSH-së nga 5 në 10%. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare me datë 28.09.2023 dhe fillon të zbatohet 8 ditë pas publikimit, konkretisht me 06.10.2023. ky vendim ndikon edhe në rritjen e çmimeve të cilat do të reflektojnë dhe ndikojnë ndjeshëm edhe për konsumatorët të cilët janë obligues për pagesën e TVSH-së. Ndër produktet që do të kenë rritje të TVSH-së janë : Mishi, produktet e qumështit si gjiza djathi, kaçkavalli, produktet e sheqerit, erëzat pemët dhe perimet, uji, peshku.