Rreth 40 minuta pas mesnatës në, një zjarr shpërtheu në oborrin e kompanisë Drava International, në periferi të Osijekut të Kroacisë.
Masa plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri kanë bërë të ditur nga policia kroate, transmeton Telegrafi.
Tymi i zi që u ngrit në qiell është vërejtur me kilometra distancë, kurse mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje e Hercegovinë.
E në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës. Sipas informacioneve të para janë lënduar dy zjarrfikës gjatë këtij operacioni.
Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu dhe bëri gjithçka shkrumb e hi.