Xhaferi uroi Konjufcën për postin e ri

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosjen pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e urimit, Xhaferi ka konfirmuar gatishmërinë e tij dhe të Kuvendit për bashkëpunim ndërparlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë.

“Jam i bindur se e ndani opinionin tim se bashkëpunimi aktiv ndërparlamentar mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve”, shkruan Xhaferi mes të tjerash në letrën e urimit.

No photo description available.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *