Lideri i Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski bashkë me Oliver Spasovskin, që të dy pjesë të ekzekutivit janë ulur sot bashkë me ish liderin, Zoran Zaevin i cili ka një kohë të gjatë që nuk është parë në aktivitete partiake, transmeton TV21.
Megjithatë, siç bëhet e ditur, takimi i sotëm është koordinues për siç njoftojnë, “të bëhet çmos që të sigurohet konsensus nacional dhe shtetëror me qëllim të përmbushjes së përcaktimit të shumicës së madhe të qytetarëve, të bëhemi shtet i plotfuqishëm europian deri në vitin 2030”.