Mariçiq: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d do të hap 8.000 vende të reja pune

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në një konferencë për shtyp paralajmëroi se me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d për gjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit.

Ai njoftoi se për herë të parë pas 30 viteve në vend po realizohet një projekt i madh infrastrukturorë siç janë korridori 8 dhe 10-d të cilat janë korridore Evropiane, me këtë do të lidhem lindjen dhe perëndimin.

Ai shtoi se këto korridore do të të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe dhe investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu hap edhe mundësi për krijimin e bizneseve të reja.

“Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për eksport të shpejtë dhe të lehtë të produkteve të Maqedonisë dhe për import të mallrave dhe pajisjeve për kompanitë vednore”, theksoi Mariçiq.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *