Projekti ndërkufitar “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët të Turizmit” (Reviving Crafts and Building Culture for Joint Touristic Development) shpall konkurs falas për mbështetje mentoruese të artizanëve (të regjistruar ose të pa regjistruar) dhe bizneseve turistike-hotelierike nga Maqedonia e Veriut, të cilët vijnë nga rajoni kufitar me Kosovën (Rajoni i Pollogut,i Shkupit dhe rajoni Verilindor)
Mentorimi i ofruar synon të ndihmojë artizanët dhe bizneset turistike-mikpritëse të përmirësojnë ofertën, promovimin dhe vendosjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre, pra të arrijnë një numër më të madh klientësh dhe të rrisin dukshmërinë dhe konkurrencën e tyre në treg.
Për më shumë detaje lexoni më poshtë, ku do të gjeni edhe një link deri te aplikimi për regjistrim.