Mexhiti kritikon Selën për deklaratat e fundit për rastet e montuara

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka dërguar kritika drejt Ziadin Selës së Aleancës për Shqiptarët, për deklaratat e tij për ligjin për amnisti dhe për rastet e montuara gjyqësore të shprehura në ClickPlus në TV21.

Mexhiti tha se Sela duhet të shpreh qartë qëndrimin e tij për Ligjin për amnisti, dhe jo të flasë me “nëse”, sepse siç tha, tashmë është pjesë e Qeverisë.“Mua më takon “nëse”, ndërkaq zotëri Sela është në Qeveri. Me numrat e tij është bërë Qeveria dhe e ka ministrin e Drejtësisë që e ka edhe familjar dhe nuk mban ajo e di apo nuk e di, “nëse”. O janë, o nuk janë – duhet ta dimë. Ne si opozitë jemi të gatshëm që nëse hapet debat, t’i bisedojmë të mirat dhe të këqijat dhe do të ishte një vendim fisnik në këtë drejtim. Por krejt kjo është një kamuflim për të amnistuar kategorinë e Gruevskit, e Sasho Mijallkovit dhe figurave të këtilla”, tha Mexhiti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *