Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 33 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 33 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në dy ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
“Të dielën do të vijojë ndryshim më i madh i motit, kur nën ndikimin e valës së lagështisë pritet në disa vende të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperaturat do të bien për disa gradë. Rënie edhe më të madhe të temperaturave do të ketë edhe nga e hëna”, paralajmëron DPHM.