BDI do ta mbështesë ligjin për amnisti/ Nga LSDM-ja nuk komentojnë, presin versionin final

Ligji për amnisti ende nuk ka kaluar në Qeveri. Në seancën qeveritare është vendosur që ligji njëherë të harmonizohet me institucionet tjera e më pas ligji të dërgohet në Kuvend për miratim, thonë nga ministria e Drejtësisë.  Ligjin për amnisti e mbështetë grupi parlamentarë i BDI-së. Arbër Ademi tha se ligji ka qëllim pozitiv, ndërsa shton se me këtë zgjidhje lidhore nuk parashihet falja e veprave të rënda penale. “Nga ajo çka pamë fillimisht për arsye se të gjithë shefat e grupeve parlamentare e kanë marrë një e-mail të tillë, një draft të tillë. Bëhet fjalë për një qasje më njerëzore, më humane për të gjithë të dënuarit duke pasur parasysh se burgjet janë të stërmbushura dhe qëllimi është në drejtim të kushteve më të mira për të dënuarit tjerë për të cilët duhet të vuajnë dënimet e tyre. Pra nuk bëhet fjalë për siç trumbetohet në opinion për njerëz të cilët kanë kryer vrasje, krime të rënda, vepra të rënda penale, për njerëzit të cilët janë të përfshirë në rastet që ka iniciuar Prokuroria Speciale, pra nuk ka të bëjë më këto.”- deklaroi Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *