Japonia dhuron 554.000 euro për institucionet shëndetësore

Në shkrut dhe mars të vitit 2021, ambasadori i Japonisë Sh.T. Savada Hironori ka nënshkruar dhjetë grant marrëveshje për ndihmë në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) me qëllim përmirësimin e nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.

10 GGP projektet kanë për qëllim ta mbeshtesin Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me krizën e COVID-19, kurse secili institucion do të fitojë finansim të ndryshëm konform nevojës, si më poshtë:

  1. Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup për furnizimin me makinë për mbetjet medicinale, në vlerë prej 65.801,00 €
  2. Spitali i përgjithsëm i qytetit „8 Shtatori“ për furnizim me ultrazë për diagnostikim të karcinomit, në vlerë prej 60.985,00 €
  3. Shtëpia e shëndetit Shkup për furnizim me pajisje për ndihmë urgjente për automjetet e ndihmës së shpejtë dhe ndrimet e natës, në vlerë prej 40.420,00 €
  4. Spitali i përgjithshëm Dibër për furnizim me radiograf, në vlerë prej 34.576,00 €
  5. Spitali i përgjithshëm Kumanovë për furnizim me sistem për ultrazë, në vlerë prej 54.094,00 €
  6. Spitali i përgjithshëm Gostivar për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.635,00 €
  7. Spitali i përgjithshëm Koçani për furnizim me ultrazë dhe monitor për rahjet e zemrës fetale për repartin e gjinekologjisë, në vlerë prej 47.863,00 €
  8. Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.698,00€
  9. Spitali i përgjithshëm Veles për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.748,00€
  10. Shtëpia e shëndetit Sveti Nikollë për furnizim me autoambulancë, në vlerë prej 54.633,00 €

Ndihma e përgjithshme në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit arrin mbi 540.000 euro, dhe njëherit është vlera më e lartë e fituar që nga fillimi i implementimit të programit në Maqedoninë e Veriut në vitin 1996.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *