Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur të parit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit në lidhje me pyetjen se si e ka takuar Gruevskin, që ky i fundit ia bëri disa minuta më parë, shkruan Alsat.
Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se Mexhiti, e pyti Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?
Pyetja e Mexhiti vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Ky i fundit përgënjeshtroi këto informacione./ Alsat.mk