Xhaferi: Nuk ka marrëveshje për seancën e nesërme të Kuvendit

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka akuzuar opozitën se po keqpërdor gjendjen shëndetësore të deputetëve, në kushte të pandemisë Covid-19. Xhafera tha se para tij ka kërkesa me ultimatum të cilat nuk mund t`i pranojë.

Xhaferi në konferencën për shtyp, të cilën ai e thirri pas ndërprerjes së takimeve me koordinatorët e grupeve parlamentare, tha se dy deputetë nga shumica nuk do të mund të marrin pjesë në seancën e nesërme , të 36 me radhë, për arsye shëndetësore, gjë që sipas tij paraqet problem për kuorum.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE, sipas tij, kërkoi në seancë të merret në konsideratë vetëm vazhdimi i krizës dhe tri pikat në lidhje me masat për Covid-19, ndërsa janë anashkaluar 26 pikat tjera.

Xhaferi nuk e ka pranuar këtë propozim, ndërsa njoftoi se do të pret deri të enjten, kur edhe një nga deputetët pritet të lirohet nga izolimi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *