Pesë fitore të ekipeve vendase dhe një fitore e mysafirëve me gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së shtatë në elitën e futbollit vendor. Befasinë më madhe në këtë xhiro e bëri Sileksi në Kratovë duke e mundur liderin në renditjen e tabelës Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 2-1. Autor të golave për Sileksin ishin Milosavljeviq (58’)dhe Llazareviq (91’), ndërsa golin pë kuqezinjtë e ka shënua Cake në minutën e 85-të. Për ekipin tetovar ishte kjo disfata e parë sezonale pas katër fitoreve , një barazim dhe një humbje.
E dinim se do të vinte një ditë edhe humbja e parë, por unë personalisht mendoj se ndeshjen më të mirë apo më mirë të interpretuar nga skuadra jonë sot e humbëm. Personalisht mendoj se në ato goditjet nga distanca duhej të ishim më të kujdesshëm dhe më agresim për mos me lejuar ta godisnin portën, por sa i përket skuadrës tonë mendoj se kemi ndërtuar shumë mirë, kishim qarkullimin e topit, gjatë gjithë kohës kemi qenë në kërkim të golit dhe në momentin që barazuam menduam se do të merrnim edhe fitoren. Por jo që shkuam me çdo kusht ta merrnim sepse realisht mbrojtja ishte e pozicionuar dhe secili ishte në pozitën e vet, por thjesht ashtu si kemi marrë fitore në fund të takimeve, ja sot erdhi ndëshkimi. Ka deklaruar trajneri kuqezi Ardian Nuhiu.
Kampioni në fuqi ekipi i Struga trim Lum shënoi fitore të sigurte 3-1, kundër Bregallnicës në Shtip. Autor tè golave ishin Kalpaçki për vendasit (56′) , ndërsa golat për Strugën i shënuan Besmir Bojku (6’), Besart Ibraimi (77.) dhe Efoing (90’). Pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro ka deklaruar.
“Kartoni i dytë i Georgievskit ishte i drejtë dhe nuk mund të them asgjë në këtë aspekt, megjithatë mendoj se kartoni i kuq ndaj Bojkut nuk ishte i drejtë, duheshe vetëm i verdhë. Mund të them se ishte një fitore karakteri. Mendoj se këtë ndeshjeduheshe që ta mbyllnim që në pjesën e parë” – ka deklaruar deklaroi trajneri Shpëtim Duro.
Tikveshi me golin e Spahiut (77’), mundi Vardarin 1-0. Makedonija Gj.P në cilësinë vendasit mundi 3-0 Gostivarin me golat që i shënuan Veliçkovski (7′), Mishevski (81′) dhe Ilievski (91’).
Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” mundi 2-0 , ekipin Voska Sport me golat që I shënuan Velkovski (31′) dhe Gando (59′).
Dje në stadiumin e Çairit, FC Shkupi me golin e Luan Abazit (69’), mundi ekipin AP Brera 1-0.
Pas javës së shtatë tabelën e kryesojnë Shkëndija dhe Brera me nga 13 pikë, para Sileksit dhe Shkupit që kanë nga 12 pikë.
Rezultatet e xhiros së VII-të
Rabotniçki – Voska Sport 2-0
Bregallnica – Struga Trim Lum 1-3
Sileksi – Shkëndija 2-1
Makedonija Gj.P – Gostivari 3-0
Tikveshi – Vardari 1-0
FC Shkupi – AP Brera 1-0