Rustemi: “ Ndërtimi i Korridorit 8 bëhet realitet”

Realizimi i fillimit të projektit për ndërtimin e Korridorit 8 bëhet realitet. Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, gjatë ditës së sotme ka shkruar se ka filluar relizimi i këtij projekti historik në vendin tonë që dukshëm do të përmirësojë infrastrukturën rrugore, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidh vendin me rajonin.

“Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10d  në Maqedoninë e Veriut po bëhet realitet! Realizojmë projektin historik në infrastrukturën rrugore. Sot kanë vazhduar punimet e konzorciumit Behtel&Enka për ndërtimin e Korridorit 8, përkatësisht të autostradës Gostivar-Bukojçan, që është pjesë e këtij Korridori.

Fillimin e punimeve e shënuam dje me minimin që ndodhi në fshatin Banjicë e Epërme, së bashku me zëvendëskryeministrit të parë Grubi, ministrin e Transportit Boçvarski, amabsadoren e SHBA-së znj.Ageler dhe përfaqësues të konzorciumit Behtel&Enka.

Kjo dëshmon edhe njëherë përcaktimin tonë për ndërtimin e rrugëve moderne dhe të sigurta, rrugë që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e standardit të qytetarëve.

Me realizimin e këtij projekti rrumbullakojmë plotësisht infrastrukturën rrugore evropiane. Ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme, ndërtojmë për një vend më të ndërlidhur, për konkurrencë ekonomike dhe perspektiva të reja për vendin tonë.

Le të jetë me fat!”, ka shkruar në rrjetet social drejtori Rustemi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *