Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk mund të ndërpritet, sepse sipas tij bëhet fjalë për proces nga i cili varet ardhmëria e vendit.“Deri në fund të këtij mandati parlamentare kemi edhe afro një vit. Kjo është një shans që nuk duhet ta lëshojmë. Gjithsecili duhet të marr përgjegjësi. Ndryshimet kushtetuese janë proces i cili nuk mund të ndërpritet. Pse të ndërpritet një proces nga i cili varet ardhmëria e shtetit. Interesat strategjike edhe të shteteve më të mëdha të BE-së, nuk janë të përhershme dhe të shpeshta, andaj ky shans duhet të shfrytëzohet dhe të ndërtojmë një shtet që do të jetë shumë më i mirë për qytetarët tanë, që edhe qytetarët tanë që janë larguar nga vendi jonë, të shohin se këtu kemi kushte të mira dhe të mund të kthehen në vendin e tyre dhe të mos kenë nevojë të jetojnë në vendet të huaja”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk