Drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi gjatë ditës së sotme paralajmëroi se pjesë e autostradës Shkup-Tetovë, përtkatësisht 13 km të këtij aksi rrugor që është pjesë e Korridorit 8 do të rehabilitohen tërësisht.
“Vazhdojmë me aktivitete ndërtimore në infrastrukturën rrugore në tërë vendin! Sot së bashku me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së Artan Grubin, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe zëvendesin e tij Bekim Rexhepi inspektuam rrjedhën e aktiviteteve ndërtimore të cilat po zhvillohen për riparimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, të korridorit 8 përkatësisht segmenti Shkup – Tetovë. Në këtë fazë po punohet në të dy korsitë, në gjatësi prej 13 kilometra. Aktivitetet ndërtimore janë pjesë e Programit vjetor të NPRRSH-së, për të cilat janë ndarë mjete nga buxheti i Ndërmarrjes në vlerë prej 470 milion denarë, deklaroi drejtori Rustemi. Ai potencoi se njëkowsisht punohet nw disa projekte në këtë pjesë të vendit. Gjatë ditës kanë isnpektuar punimet për vendosjen e barrierave ndaj zërrit në aksin rrugor Shkup-Tetovë, në afërsi të Komunës së Sarajit. “Këto barriera ndaj zërrit në gjatësi prej 1,65 km do të mundësojnë një jetë më cilësore për qytetarët të vendbanimeve përreth autostradës, tha drejtori Rustemi.