Kurti sot në Greqi, merr pjesë në darkën joformale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndroj për vizitë në Greqi, ku do të marrë pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kjo darkë organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Pas darkës të së hënës, të martën Kurti do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.

Kështu ka njoftuar agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacheski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë joformale të hënën në orën 20:15”, raporton ANA-MPA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *