“Pa drejtësi nuk ka qetësi”/ Në Tetovë protestohet për 14 viktimat nga djegia e spitalit modular

Sot para Gjykatës Themelore Tetovë, qytetarët kanë protestuar për zjarrin në spitalin modular, ku nga hulumtimet e IRL-së u hodhën dyshime për shumë parregullsi.

“Sot jemi mbledhur para Prokurorisë dhe Gjykatës për të shprehur mllefin e qytetarëve për manipulimin dhe shtrembërimin e procesit gjyqësor për tragjedinë e 8 shtatorit, ku u dogjën të gjallë 14 bashkëqytetarë tanë.

Për 5 vite, kemi 4 tragjedi, 97 viktima dhe ZERO ditë burg.
Prandaj edhe besimi në sistemin e drejtësisë të këtij shteti është ZERO. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve dhe tendereve pa kritere. U pa se korrupsioni vret.

Nga ky proces u vërtetua që Prokuroria dhe Gjykata janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin.

Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht ta shkarkojë Kryeprokurorin Joveski dhe ai bashkë me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze të përgjigjen penalisht.

Kërkojmë të gjykohen dhe dënohen fajtorët e vërtetë, përfshirë edhe politikanët që në kundërshtim me ligjin, tenderin për ndërtim ia kanë dhënë kompanisë Brako.

Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi!” – thonë nga organizatorët e Protestave sot në Tetovë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *