Përfundon samiti në Arabinë Saudite – do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite që synonin gjetjen e një zgjidhjeje paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar me pjesëmarrësit që ranë dakord për vazhdimin e bisedimeve në mënyrë që sa më shpejt të arrihet paqja mes dyja vendeve.Zyrtarë të lartë nga më shumë se 40 vende, duke përfshirë SHBA-në, Kinën dhe Indinë, u mblodhën në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite për Takimin e Këshilltarëve të Sigurisë Kombëtare ku thuhet se u diskutua për formulën e paqes të prezantuar nga Ukraina.

“Pjesëmarrësit kanë rënë dakord për vazhdimin e konsultimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimin e pikëpamjeve në një mënyrë që kontribuon në ndërtimin e bazave të përbashkëta që hapin rrugën për paqen”, raporton Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

“[Pjesëmarrësit] gjithashtu [theksuan] rëndësinë e përfitimit nga opinionet dhe sugjerimet pozitive që u diskutuan gjatë takimit”, thuhet më tutje në njoftim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *