Nis tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Numri i efektivëve është reduktuar në 4 komunat veriore ku në që prej muajit Maj ka patur tensione për shkak të nisjes së detyrës nga kryetarët shqiptarë të zgjedhur më 23 Prill.
Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës, Veton Elshani i tha Klan News se largimi i policicëve po bëhet në mënyrë graduale, ndërsa ky vendim u mor nga autoritetet kosovare pas paktit të arritur në Bratisllavë ku kryenegociatori Besnik Bislimi garantoi të dërguarin e BE për dialogun Miroslav Lajçak, për largimin e policisë nga pjesa veriore e vendit që banohet në shumicë nga serbët.
Kjo ishte edhe një nga kërkesat e protestuesve, ndërsa në të njëjtën kohë vijojnë edhe procedurat për largimin e kryetarëve të komunave që fituan zgjedhjet e 23 Prillit. Ministria e Administrimit Lokal në Kosovë ka ngritur grupin e punës që po merret me këtë çështje, ndërsa rruga më e mirë shihet largimi i tyre me peticion nëse kryetarët shqiptarë nuk pranojnë të japin dorëheqjen vetë.