Milan ka rikthyer shpresën për titullin e Seria A duke marrë një fitore të vuajtur në Firence.
Kuqezinjtë kanë mposhtur 3-2 Fiorentinën në një ndeshje ku i duhej të kalonte 2 herë në avantazh për të marrë 3 pikët.
Ibrahimoviç zhbllokoi shumë shpejt, por vendasit po ashtu u përgjigjën shpejt me Pulgar. Në pjesën e dytë Ribery përmbysi shifrat, por kësaj radhe ishte Milan që u përgjigj shpejt me Diaz.
Golin vendimtar i bëri Calhanoglou i cili mban ende në lojë Milanin për titullin. Edhe pse me një ndeshje më pak, kuqezinjtë renditen 6 pikë poshtë Interit, ndërkohë kanë lënë 4 pikë pas Juventusin i cili duket se dje vulosi daljen nga gara për titull me humbjen surprizuese 0-1 ndaj Beneventos.