Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qeveria 22 automjete të reja për nevojat e Ndihmës së Shpejtë

Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar kërkesë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për prokurimin e 22 automjeteve të reja për nevojat e Ndihmës Emergjente Mjekësore, të cilat janë planifikuar të shpërndahen në të gjithë vendin në mënyrë që të ofrojnë kujdes shëndetësor dhe më efikas për pacientët. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës së sotme në Shërbimin Emergjent Mjekësor në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit ISHP Shkup, me qëllim për tu informuar mbi punën, e cila është me volum të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin. “Mexhiti foli me punonjësit shëndetësorë që janë pjesë e këtij shërbimi dhe që janë në krye të detyrës kur bëhet fjalë për emergjencat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, gjithashtu duke u interesuar për sfidat me të cilat përballen çdo ditë në terren”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *