Osmani tha se politika tani monitorohet 24/7 dhe se populli nuk mund të manipulohet.
“Ju mund të shani e sulmoni BDI-në, por BDI fiton në të gjitha zgjedhjet, në proceset më demokratike të mundshme, për shkak se njerëzit vlerësojnë, para disa dekadave kur gjithçka është varur prej lajmeve, disa burimeve, keni mundur edhe të krijoni, të ndikoni në perceptimin e njerëzve, tash politika është bërë si Big Brother, jemi në monitorim 24 orë të njerëzve. Nuk mund ju njerëzve të iu tregoni se Ali Ahmeti nuk është politikan i mirë, se Ali Ahmeti nuk ka kontribuar për çështjen shqiptare më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij populli”, tha Osmani.