Shkalla e papunësisë në vitin 2020 ishte 16,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2020, numri i popullsisë aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 950 858 persona, prej të cilëve të punësuar janë 794.909, ndërsa 155.949 persona janë të papunë. Shkalla aktive në këtë periudhë është 56,4 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë 47,2 për qind.
Të dhënat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e papunësisë ishte 16,2, në të dytin 16,7 për qind, në të tretin 16,5 dhe në tremujorin e katërt 16,1 për qind. Në vitin 2019 shkalla e papunësisë ishte 17,3 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve në vitin 2020, 60,7 për qind ishin burra, 39,3 për qind gra.
Sipas moshës, më së shumti të papunë (98.362 persona) janë të moshës ndërmjet 25 dhe 49 vjet.
Nga të punësuarit, pjesa më e madhe janë të angazhuar në industrinë e përpunimit 158.135 persona, tregti me shumicë dhe pakicë 116.970 persona, bujqësi, pylltari dhe peshkatari 95.545.