Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi tha se sot dhe nesër do të miratohen të gjithë projektuesit në ndërtimin e traseve të Korridorit 8 dhe 10D dhe se do të angazhohen të gjitha kapacitetet vendore në projektim. Rustemi tha se ndaj “Behtel dhe Enka” deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro.
“Vazhdojmë me pagesën ndaj ‘Behtel dhe Enka’, sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë. Po përgatiten edhe elaboratet për eksproprijim. Sot ose nesër do të miratohen edhe të gjithë projektuesit për projektim të të gjitha traseve dhe korridoreve rrugore. Dëshiroj ta informoj opinionin se të gjitha kapacitetet në shtet të cilat projektojnë do të angazhohen. Do të vazhdojmë me siguri javën e ardhshme të parashtrojmë kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për korridoret rrugore. Pas miratimit të marrë, do të fillojmë edhe me eksproprijimin, e më pas edhe me punët ndërtimore”, theksoi Rrustemi.