Kënaqësi që sot të takoj kryetaren e Bashkisë së Durrësit, znj. Emirjana Sako, me të cilën bashkëbiseduam për sfidat që përballet pushteti lokal në të dy vendet tona.
Vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve, Tetovës dhe Durrësit, ishte qëllimi i vizitës në këtë bashki. Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, sportit dhe kulturës.
U dakorduam që takimet tona të intensifikohen, me qëllim përgatitjen dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta.