Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama niset sot në Paris të Francës, ku pritet të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee.
Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron.
Takimi i fundit mes liderëve të vendeve ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.