Sabriu: Sistemi gjyqësor i kapur nga politikanët e koruptuar

Sistemi gjyqësor i kapur nga politikanët e koruptuar Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka dështuar, ashtu siç ka dështuar kjo qeveri e politikanëve të korruptuar e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Korrupsioni, ndikimet politike, mungesa e efikasitetit dhe profesionalizmit ka bërë që sot besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë të jetë vetëm 3 %. Lëvizja BESA për një kohë të gjatë dhe në kontinuitet ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e mjerueshme të pushtetit gjyqësor si dhe ka bërrë thirje për pavarësim të tij nga klika e pushtetarëve të koruptuar. Një konstatim i tillë vërtetohet edhe nga deklarata e ambasadores amerikane e cila jo më vonë se dy ditë më parë deklaroi se “kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmisimet dhe reformat që prisnim nga një investim kaq i madh”. Shqetësime të ngjashme janë ngritur edhe nga ambasadori i Unionit Europian dhe Holandës të cilët përveç deklaratave me të cilat ngritin shqetësimin e tyre për gjendjen e mjerueshme të pushtetit gjyqësor kanë ndërmarë edhe hapa konkrete në tërheqjen e fondeve dhe anulimin e proekteve të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Mirëpo, edhe përkundër këtyre deklaratave shqetësuese dhe tepër serioze të përfaqësuesve më të lartë të aleatëve më të fuqishëm të RMV-së për situatën dhe gjendjen e gjyqësorit në vendit tonë, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklarojnë në mënyrë cinike dhe të papërgjegjshme se krimi dhe korupsioni duhet që të hetohet. Por nga kush të hetohet? Nga kush të ndiqen politikanët e koruptuar dhe të zhytur në krim dhe korupsion? Nga Islam Abazi kryeprokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korupsionit i cili ka më shumë fotografi me vëllaun e kreut të BDI-së dhe funksionar të tjerë të BDI-së se sa me familjarët e tij? Nga djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, funksionar dhe eksponent më i rëndësishëm politik i BDI-së? Apo nga eksponent të tjerë politik të juaj të cilët i keni rehatuar nëpër pozita të ndryshme në organet e drejtësisë? Andaj është shumë e qartë se ju vetëm në formë deklarative po bëni thirje për hetim të politikanëve të koruptuar të cilët i keni me bollëk në radhët e juaj sepse jeni shumë të sigurt se ata të cilët duhet që të hetojnë dhe ndjekin krimin dhe korupsionin janë që moti në ‘prehërin tuaj’. Si rrjedhojë e frigës së ikjes nga pushteti filluat të rehatoni të afërmit e juaj në pozita kyçe në organet e drejtësisë me qëllim që një ditë të ju mbrojnë nga ndjekja dhe shqiptimi i dënimit, kurse tani jeni duke investuar paratë e krimit dhe korupsionit në biznese private të cilat i keni ngritur duke shfrytëzuar pasuritë natyrore të vendit tonë. Mirëpo, e keni gabim sepse Lëvizja BESA prej momentit të parë të marjes së pushtetit do të kërkojë drejtësi dhe konfiskim të pasurisë që e keni fituar në kurriz të popullit, sepse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut meritojnë drejtësi dhe të vërtetën. Lëvizja Besa konsideron se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një gjyqësor dhe një qeveri veprimet e së cilës do të jenë transparente dhe do të ju shërbejnë qytetarëve, sepse vetëm një sistem i mirëfilltë gjyqësor mundet që të konsiderohet gurthemel i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Që të mundet të kemi një gjyqësor të pavarur, efikas dhe transparent vlerësojmë se vendit i nevojitet një qeveri e re e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin. Lëvizja Besa, Departamenti i Drejtësisë, Shkup, 10.07.2023

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *