Shqipëria nderon Bill Clinton, vlerësohet me “Ylli i Mirënjohjes”

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton u vlerësu me “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike” nga qeveria shqiptare. Çmimi iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama. Pas vlerësimit, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi takim me qytetarët, të cilët kishin dalë ta prisnin para kryeministrisë.

Ai u kërkoi qytetarëve shqiptarë të mos shkurajohen, por të vijojnë kursin e tyre, ashtu siç janë, duke shtuar se populli shqiptar është në rrugë të mbarë.

“Kur e pashë që të ndodhte në Kosovë dhe Bosnjë, kur isha president, e pashë të ndodh si djalë i ri në vendlindjen time, për fëmijët që iu mohohej e drejta të shkonin në shkollë për shkak të racës së tyre. Sa herë e kam parë këtë në jetën time të gjatë. Kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemrën e vet, por është bërë për të marrë kontrolle e pushtet pa asnjë llogaridhënie. Për të gjithë ju në Shqipëri, që shërbejnë në qeveri dhe për ata të cilët shërbehen, për rininë e jashtëzakonshme, dhe praninë e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej të cilëve mbanin emrin tim iu kërkoj të mos shkurajoni përballë asaj që po ndodh, se këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls, që i kanë rrënjët më thellë se tek shtetet-kombe. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, gjithçka e keqe do të ndodhë”, tha ai./n.m.abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *