Qeveria deri të hënën duhet të bëjë simulime të reja për llogaritjen e pagave në sektorin publik, sipas propozimeve të ofruara nga sindikatat. Këtë dje e dakordoi Këshilli Ekonomik -Social (KES) dhe njoftoi se negociatat po vazhdojnë.
Sipas sindikalistëve, ka zhvendosje nga “pika e vdekur”, ndërsa sipas zyrtarëve të qeverisë, është bërë përparim i dukshëm në negociatat. Seanca e KES vazhdon të hënën.
“Ka zhvendosje nga “pika e vdekur”, por ne nuk shmangemi nga kërkesat tona. Ajo që u ofrua nuk ishte e pranueshme për ne. Do të shohim të hënën nëse do të ketë matematikë të re nga Qeveria”, tha kryetari i Sindikatës së AOGJSHQ-së Tërpe Deanoski pas seancës së djeshme të Këshillit Ekonomiko-Social.
Sipas tij, rritje nga ana e Qeverisë nuk ishte ofruar.