Sekretari amerikan Blinken i telefonon kryeministrit Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës.

Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U folë edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Tutje theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

“U folë për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *