Reagon Ejup Rustemi: Ne ndërtojme infrastrukturë moderne në gjithë vendin

Me shumë vëmendje, por edhe me një dozë të madhe habie, ndoqa reagimin e partisë opozitare të publikuar në disa portale interneti, që paraqet njëherit shkakun e reagimit tim të sotëm.  

Shumë të pavërteta janë bërë në llogari time dhe të partisë që unë përfaqësoj. Megjithatë, nuk jam unë ai që duhet të përcaktoj se nga ka ardhur ajo nxitje apo motivi i një frustracioni dhe dezinformimi i tillë i plasuar në opinion nga ajo parti dhe disa qarqe tjera të caktuara. 

Por, dëshiroj të theksojë se bëhen vlerësime tendencioze dhe të pavërteta për manipulim të opinionit dhe të qytetarëve me qëllim që të shtrembërohet realiteti. 

Aq më tepër, është jo njerëzore që të përdorësh rastet  tragjike për pikë politike ditore. 

Të nderuar, 

Dëshirojë që në vazhdim të potencojë disa projekte që janë pjesë e realitetit që nga koha kur unë jam në krye të këtij institucioni: 

·   Autostrada Shkup – Bllacë po ndërtohet në disa faza dhe realizimi i këtij projekti varej nga shumë kushte dhe parametra, sipas procedurave ligjore. Aktualisht po punohet në fazën e parë të rrugës, pra në dy kilometrat e para të këtij aksi. Faza e dytë është në fazën e tenderimit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.  Po bëjmë të gjitha përpjekjet, në përputhje me ligjet, që autostrada Shkup – Bllacë të përfundojë sa më shpejt dhe të vihet në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe natyrisht të gjithë të tjerëve që do ta përdorin atë. 

·   Në të njëjtën kohë, dua të theksojë se rruga rajonale Shkup-Bllacë është duke u rehabilituar paralelisht, pavarësisht nga realizimi i punimeve për ndërtimin e autostradës në këtë pjesë dhe pres që ajo të lëshohet tërësisht në funksion sa më shpejt. 

·   Më tutje, është e qartë për të gjithë, përveç partisë opozitare dhe disa qarqeve të caktuara se ky është viti i investimeve historike në infrastrukturën rrugore, ekspansion i aktiviteteve ndërtimore në të gjithë vendin, pa dallim dhe për të gjithë. Filluam me realizim të ndërtimit të autostradave evropiane në vendin tonë, përkatësisht Korridorit 8 dhe 10-d. Kwtw proekt e realizojmë me partnerin  strategjik të zgjedhur me Ligj të veçantë, që është më e rëndësishme me metodologji të re për punë, e cila do të mundësoj përfundim të korridoreve në afat prej 4,7 viteve.  

·   Dua që këtu të përmendi edhe investime tjera dhe punë rrjedhëse të cilat janë pjesë e Programit vjetor të NP për Rrugë Shtetërore.  Shkurtimisht dëshirojë të theksojë punimet që zhvillohen në ndërtimin e rrugës Podmolje- Strugë- Qafë Thanë, ndërtimi i rrugës Kriva Pallank-Devebair, rruga magjistrale Manastir-Mexhitlia, rehabilitimi i rrugës rajonale Anët e Mavrovës -Zhirovnicë, rehabilitimi i rrugës Veles -Gradsko, ndërtimi i rrugës Burimi-Urra e Garrit, fillimi i procedurave për zgjedhjen e  realizuesit për ndërtimin e qarkores në Tetovë, intensifikimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe shumë projekte tjera. 

Qeveria dhe NPRSH po punojnë me përkushtim në realizimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për ndërtimin, rivitalizimin, rikonstruimin e të gjithë rrjetit rrugor në të gjithë vendin, në të mirë të qytetarëve për trafik të sigurt por edhe për zhvillimin e ekonomisë, qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve. Kjo ofensivë e ndërtimit të rrugëve është e vetmja  që nga pavarësia e deri më sot.  

Ne po ndërtojmë për brezat e ardhshëm. 

Nga këtu është ndoshta i kuptueshëm nervozizmi i kundërshtarëve politikë.  Por ajo që është krejtësisht e pakuptueshme dhe e papranueshme janë përpjekjet e tyre mjerane për të instrumentalizuar fatet tragjike për pikë të lira politike! Edhe nëse është nga Besa – është turp! 

 Me respekt,

Ejup Rustemi 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *