Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në pres konferencën e sotme theksoi se “ Lëvizja BESA me vëmendje dhe shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, e njëkohësisht edhe “teatrin” që po i servohet popullit nga vasalët e LSDM-së, BDI e Ali Ahmetit dhe argatit tjetër në qeveri, i cili mori vota për ta rrëzuar e jo për ta shpëtuar BDI-në. Kasami potencoi faktin se si Lëvizja BESA, por edhe si popull i këtij vendi, ua themi hapur se ju që jeni pjesë e hetimeve ndërkombëtare për krim, korrupsion, shantazhe dhe larje parash përmes tenderëve që zgjasin prej një dekade e më shumë, nuk mund të na futni në Evropë.
Nuk mund të na çojë në Evropë kjo Qeveri, në të cilën, dy partitë shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat ditën vajtojnë për Evropën, e natën bëjnë të kundërtën. Të dyja këto subjekte nuk ia dolën të ndryshojnë asgjë, jo gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por as edhe një 20 përqindësh fyes për këtë popullatë tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në takimin e mbajtur sot me gazetarët.