Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” fitoi 25,55 për qind të votave, apo 24 mandate, kurse koalicioni “Së Bashku” (Zajedno), i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, fitoi 23,26 për qind ose 21 mandate, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), raporton Anadolu.
Rezultatet e KSHZ-së në seancën e djeshme në Podgoricë, tregojnë se koalicioni “Për të qe Ardhmen e Malit të Zi” mori 14,76 për qind të votave, apo 13 mandate, koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA 12,5 për qind, ose 11 mandate, dhe Partia Boshnjake 7,09 për qind të votave ose 6 mandate.