Man. Siti, për herë të parë merr trofeun e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Mançester Sitit është kampion i ri i Evropës, pasi që në finalen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë, mundi skuadrën e Interit me 1-0.

Pas pjesë së parë pa gola, në vazhdim Mançester Siti ishte më agresiv në lojë dhe arriti që të zhblokojë shifrat në minutan ë 68-të. Pas depërtimit të Silvas në zonë dhe asistit në 11 metra, ishte Rodri që shënon në portën e skuadrës italiane.

Deri në fund, skuadra e Interit tenoi dhe kishte rast ideal në minutën e 88-të kur Lukaku gjuajti me kokë, por në vijën fundore ishte i sigurtë portieri i Mançester Sitit, Ederson.

Me këtë rast, Mançester Siti arkëtoi titullin e parë në Ligën e Kampionëve dhe kompletoi tripletën në këtë sezon, duke u bërë skuadra e dytë që fiton trofeun e Championsit nga një qytet, atë të Mançesterit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *