Bowen në minutën e fundit të ndeshjes, West Ham fiton në frymën e fundit të finales së UEFA Conference League kundër Fiorentinës.
Një ndeshje e fituar por jo e dominuar nga anglezët që u treguan shumë cinikë duke mposhtur skuadrën toskane që reagoi menjëherë pas golit të parë duke barazuar me Bonaventura-n por në fundin e ndeshjes një gol shumë i rëndësishëm i “Hammers” ndezi stadiumin e Slavias së Pragës.
Festë legjitime për ekipin e David Moyes që u mbrojt me kujdes e madje pësoi edhe presionin e Fiorentinës por me cinizëm arriti të përfitonte duke fituar 2-1 një ndeshje që po i drejtohej kohës shtesë.
Ky është trofeu i parë ndërkombëtar për West Ham pas rreth 5 dekadave shterpësi ndërsa Fiorentina humbet finalen e dyte brenda 10 ditëve pas Kupës së Italisë ku triumfoi Interi.