Ibrahimi: Taravari e quajti “psikopat” e Ziadin Sela i tha “vrasës”- sot janë bashkë me Ali Ahmetin

Zeqirija Ibrahimi në Klan Debat theksoi se i kanë tejkaluar hatërmbetjet mes ish bashkëpartiakët e tij nga Lëvizja Besa dhe se të dyja palët e kanë kuptuar se ajo periudhë nuk ka qenë diçka e mirë. Hatërmbetjet mes tyre, sipas Ibrahimit, kanë qenë më tepër në rrafsh emocional, porse nuk i kanë rënduar njëri tjetrit me ofendime të rënda. Ai përmendi krerët e Aleancës për Shqiptarët, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur liderin e BDI-së “psikopat” dhe “vrasës”, ndërsa sot janë partnerë, përcjell Klan Macedonia.

“Më duhet ta them, opinioni e di shumë mirë se ne përkundër se kishim shumë hatërmbetje në atë kohë, kemi qenë shumë të kujdesshëm për kualifikimet. Fjala bie, askush nga ne nuk i ka thënë tjetrit se është për spital psikiatrik sikurse Arben Taravari i tha Ali Ahmetit dhe sot janë bashkë në qeveri. Ose askush nga ne nuk i tha se je vrasës i imi sikur Ziadin Sela që i tha Ali Ahmetit e sot janë bashkë…”, tha mes tjerash Zeqirija Ibrahimi./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *