Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe kryetarëve të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci. Takimi nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe u zhvillua në zyrat e BE-së në Prishtinë.
Klan Kosova raporton se pas këtij takimi, ambasadori amerikan është nisur për në takim te presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa kryetarët e komunave në veri po zhvillojnë takim me shefin e zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.