Tensione në veri / Forca të shtuara të KFOR-it – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Në Zubin Potok, raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *