Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës, ku ka patur shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se grupi i trafikantëve të qenieve njerëzore janë shtetas sirianë të cilët qëlluan me armë ndaj policisë.

Në njoftimin zyrtar për mediat, Policia e Kukësit ka bërë të ditur se ka qenë në një operacion të koduar “Strukturimi” për të goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me destinacion vendet e BE-së.
Gjatë aksionit, grupi i trafikantëve i përbërë nga shtetas të huaj sirianë dhe algjerinë, qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Pas ndjekjes, u arrestuan 6 prej tyre; 5 sirianë dhe 1 algjerian.
Të arrestuarit janë: Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç,  Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *