Kuvendi i RMV-së sot do të votoj për katër ligjet për ndërtimin e korridoreve

Kuvendit sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë të tjera. Mes tyre janë edhe ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.

Për katër prej tyre ka përfunduar debati dhe vetëm duhet të votohet, përderisa sot pritet të fillojë debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi në autostradën Prilep – Manastir), me procedurë të shkurtuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *