Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, edicioni I 18-të, do të zhvillohet nga data 01 deri më 04 qershor, ndërsa organizator kësaj radhe është qyteti i Tetovës me moton “Tetova 2023”. Në këtë turne tradicionalisht marrin pjesë reprezentacionet e pesë qyteteve si Durrësi, Ulqini, Peja, Bujanoci dhe qyteti nikoqir Tetova. Përgatitjet pë këtë manifestim mbarëkombëtar të futbollit pë fëmijë të moshave U-15 ka filluar që moti me formimin e Këshillit organizativ që drejtohet nga koordinatori për Tetovën, profesori Muzafer Livoreka, i cili është edhe ndër iniciatorët së bashku me ideatorin Naim Kërçuku ish drejtor i QKF Durrës së bashku me Hajro Hajdarin nga Ulqini, Aver Husajn nga Peja, Nexhat Aliun nga Bujanoci dhe Kujtimm Vllamasi nga Durrësi. Krahas përgatitjeve tjera të domosdoshme Këshilli organizativ ka caktuar edhe seleksionuesin e reprezentacionit të qytetit të Tetovës që kësaj radhe do të jetë Islam Ibrahimi dhe ndihmësi i tij Rexhep Velija, “Po është e saktë se organizimi I turneut shkon sipas parashikimeve tona, seleksionuesi Islam Ibrahimi sot ka filluar me përzgjedhjen e reprezentacionit që do të përbëhet nga futbollist nga ekipet që gravitojnë në rajonin e Tetovës. Shpresoj se për këtë aktivitet mbarëkombëtar të gjitha aktivistët që kanë pranuar detyrat ato do ti kryejnë me seriozitetin më lartë” deklaroi Muzafer Livoreka. Seleksionuesi Islam Ibrahimi i cili filloi me grumbullimin e lojtarëve gjatë ditës së sotme realizoi një séance stërvitore për t’u njoftuar më për së afërmi me formën e lojtarëve. “Kemi obligim që të përgatitemi maksimalisht në çdo aspekt dhe të dëshmohemi si nikoqir të mirë. Gjithashtu kemi obligimin që të mbrojmë titullin e fituar nga edicioni i 17-të që u mbajt në Pejë vitin e kaluar. Lista definitive me emrat e futbollistëve të reprezentacionit do të publikohet pas disa ditëve” tha ai Duke pasur para sysh se qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit. Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/