TOP LAJMEVENDIby S.F on MAY 15, 2023
KËRKESA REFUZOHET EDHE PËR PANÇEVSKIN DHE KOÇANIN
Shefja e ish-PSP-së, Katica Janeva, ish-Kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski dhe biznesmeni Sead Koçan, mbeten në burg, pasi Presidenti Stevo Pendarovski refuzoi kërkesat e tyre për falje, njofton KlanM.
Vendimet pritet të nënshkruhen këtyre dtëve, me çka, për momentin dështojnë tentativat e tre të dënuarve që t`i shkurtojnë dënimet me burg.
Kërkesat, periudhën e kaluar, I kanë kaluar të gjitha filtrat ligjor në suaza të sistemit të burgut dhe janë shqyrtuar edhe nga ana e Komisionit për Falje të Presidentit, që është trup këshilldhënës. Ky trup, sic percjell KlanM, listën me propozime, ia dorëzon Presidentit që ka fjalën e fundit.
Nga Kabineti I Presidentit kanë thënë se edhe Komisioni ka dhënë mendim negativ për kërkesën e faljes.
Katica Janeva, sic njofton KlanM, është e dënuar me 7 vite burg në aferën “Zhvatja”. Në media ishte publikuar se ajo punon si bibliotekiste në Burgun e Idrizovës. Aktgjykimi për rastin “Zhvatja” ishte shqiptuar më 18 Qershor 2020, kurse në burg Janeva ishte dërguar më 23 Korrik 2021.
Ish-Kryetari i Gjykatës Penale – Shkup, Vladimir Pançevski, dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2.5 vite e vuan nga 3 Shkurti 2022.
Biznesmeni Sead Koçan, sic njofton KlanM, gjendet në Burgun e Idrizovës nga Gushti i vitit 2019, pas aktgjykimit për rastin “Trusti” të PSP-së. Ai është I dënuar me 4.8 vite burg. /KlanMacedonia/