Shaban Sinani nga klubi i Ateltikës “Studenti”, nderohet me Mirënjohje të Veçantë

Klubi i Atletikës “Studenti”, nga Tetova, është përfaqësuar me katër garues në disiplina të ndryshme në garat mbarëkombëtare që janë zhvilluar në Tiranë.

Keto gara kanë organizuar nga Atletët Veteranë të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës master mbi 35 vjeç tek pista e re e Atletikës në Tiranë, tek kodrat e Liqenit Artificial, me moton  “Atletika Sport për të gjitha moashat”.

Shaban Sinani në vrapim 800 m, Rahman Aliti në garat prej 400 m, Bexhet Toçi në disiplinën 1500 m, po ashtu edhe Alim Ajredini në garat 1500 m kanë vrapuar për klubin e atletikës “Studenti”. Në këtë aktivitet mbarëkombëtar të atketikës pë veteranë morrën pjesë 99 atletë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të cilët përkundër motit me shi dëshmuan  cilësi dhe rezultate të kënaqëshme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *