Ka dështuar mbajtja e seancës gjyqësore për djegien e Spitalit modular në Tetovë. Shkak për anulimin ishte mungesa e avokatit mbrojtës të ish drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës, Artan Etemi. Gjykatësi i lëndës, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 29 maj. Seanca gjyqësore për zjarrin në modularin e Tetovës ku humbën jetët 14 persona, ka filluar në 6 shtator dhe që atëherë, janë anuluar 14 seanca. Në seancën e radhës e cila do të mbahet në 29 maj, priten edhe fjalët përfundimtare para marrjes së vendimit përfundimtar. Në zjarrin për modularin e Tetovës, akuzohen 3 persona fizikë, përkatësisht ish Drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhen Artan Etemi, mjeku Boban Vuçeski si dhe spitali i Tetovës si subjekt juridik.